Përmbytjet në Arabinë Saudite

Mbreti u lut për shi: Përmbytje të rënda në Arabinë Saudite!

24 Nëntor 2022, 16:54| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 16:59

  • Share

Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud kishte kërkuar së fundmi që qytetarët e tij të luteshin për reshje pas disa periudhave të thata, por shirat dhe erërat e forta sollën disa përmbytje të rënda në disa zona të mbretërisë.

Prej mungesës së reshjeve muajt e fundit mbreti i kërkoi qytetarëve që t’i luten Zotit të madh për falje dhe pendesë.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregonin valë të gjera uji që merrnin përpara makina në rrugët lokale të qyteteve Jeddah, Rabigh e Khulais, në perëndim të vendit, si rezultat i të cilave u mbyllën disa shkolla e universitete. Nuk u raportua per viktima.

Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Abdulaziz të qytetit tha se "për shkak të kushteve të motit, nisja e disa fluturimeve është vonuar" dhe u bëri thirrje pasagjerëve të kontaktojnë transportuesit për oraret e përditësuara.

Agjencia zyrtare e shtypit saudite (SPA) raportoi para agimit se shkollat ​​në qytet do të mbyllen, pasi shirat parashikohen të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leku: 24/11/2022 17:18

    Ka dhene urdher Rama qete hapen portat ne Arabin Saudite!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?