Klodjan Copja

'Mbreti' shqiptar i drogës, Klodjan Copja, i parë i dënuar në Angli që do ekstradohet në Shqipëri

4 Mars, 12:56| Përditesimi: 4 Mars, 13:08

  • Share

‘Mbreti’ shqiptar i drogës 36 vjeçari Klodjan Copja është shqiptari i parë i dënuar në Angli që do të ekstradohet në Shqipëri, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve.

Ai do vijojë burgimin prej 17 vitesh të mbetura në Shqipëri. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, për t'u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar ku dhe u burgos si pjesë një rrjet trafikimi kokaine në Londër.  

Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për importimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar. Hetuesit thonë se paratë e drogës investoheshin në Elbasan prandaj Në shkurt 2020 OFL nisi verifikimin e pasurisë duke i kërkuar të verifikonte burimin e të ardhurave.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?