Mbreti Charles vlerëson BE-në dhe Gjermaninë për kontributin në mbrojtje të lirisë dhe paqës në Ukrainë

30 Mars 2023, 14:01| Përditesimi: 30 Mars 2023, 14:06

  • Share

1676908913_charles.jpg

Në një fjalim historik në parlamentin gjerman këtë mëngjes, Mbreti Charles vlerësoi Bashkimin Evropian për kontributin në mbrojtjen të Ukrainës dhe përshëndeti vendimin e Gjermanisë për të ofruar mbështetje ushtarake.

Duke iu drejtuar politikanëve dhe personaliteteve gjermane në një vizitë shtetërore në Berlin, Mbreti foli për "vuajtjet e paimagjinueshme" të shkaktuara nga pushtimi i Rusisë mbi një vit më parë, por tha se ne mund të "kurajohemi" nga mënyra se si jemi bashkuar në mbështetje të Ukrainës.

"Lufta e agresionit kundër Ukrainës ka shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme për kaq shumë njerëz të pafajshëm," tha Mbreti. “Shumë jetë po shkatërrohen dhe liria dhe dinjiteti janë shkelur me këmbë”.

Ai tha se siguria evropiane "është po aq e kërcënuar sa vlerat tona demokratike", por tha se bota nuk po shikon larg.

"Ne jemi thellësisht të tronditur nga shkatërrimi, por ne mund të inkurajohemi nga uniteti ynë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Ukrainës, paqes dhe lirisë," shtoi Mbreti.

Ai vlerësoi rolin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë si donatorët më të mëdhenj evropianë për Ukrainën, si dhe vendimin e Gjermanisë për të ofruar mbështetje ushtarake, duke thënë se "konsiderohet të jetë shumë i mirëpritur dhe shumë i rëndësishëm nga bota në përgjithësi".

Mbreti është monarku i parë britanik që i drejtohet parlamentit gjerman.


Lajmi kryesor:

Mbreti Charles III i Britanisë vizitë zyrtare në Gjermani, i pari monark që mban një fjalim në Bundestagun gjerman


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?