Vjosa Osmani dhe Mbreti Charles III

Mbreti Charles III u diagnostifikua me kancer, reagon Osmani: Populli i Kosovës i uron shërim të shpejtë dhe të plotë

6 Shkurt, 13:13| Përditesimi: 6 Shkurt, 13:26

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III është diagnostikuar me kancer. Në platformën X (ish-Twitter) Osmani shkroi se populli i Kosovës i uron madhërisë së tij shërim të shpejtë dhe të plotë.

Lajmin për sëmundjen e mbretit e ndau pallati Buckingham pa specifikuar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë.

Mbreti Charles mori froni 17 muaj më parë. Pallati Buckingham shtoi se Mbreti mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?