Princ Harry dhe Mbreti Charles III

Mbreti Charles III u diagnostifikua me kancer, Princ Harry kthehet në Britani

6 Shkurt, 11:40
  • Share

Princ Harry bisedoi me mbretin Charles III të hënën (5 Shkurt) për diagnozën e tij të kancerit dhe do të udhëtojë në Britani për ta parë atë në ditët në vijim, sipas një burimi të afërt.

Harry i ka kaluar vitet e fundit në SHBA me familjen e tij, pasi është distancuar nga familja mbretërore, raporton BBC.

Mbreti filloi trajtimin e tij të hënën, tha një deklaratë nga Buckingham Palace. Por, pallati nuk ka konfirmuar se çfarë lloj kanceri ka monarku 75-vjeçar.

Diagnoza vjen pas trajtimit të një prostate të zmadhuar, edhe pse pallati ka deklaruae se nuk ka kancer në prostatë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?