Mbreti Charles II dhe Camilla sot mbërrijnë në Francë! Vizita e parashikuar 6 muaj më parë u shty nga trazirat

20 Shtator 2023, 12:34| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 12:38

  • Share

Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla do të mbërrijnë në Francë sot gjashtë muaj pasi u detyruan të shtyjnë udhëtimin e tyre për shkak të protestave të dhunshme në vend.

Çifti mbretëror do ta ndajë kohën mes Parisit dhe Bordosë, me 21 angazhime të profilit të lartë në vetëm tre ditë.

Presidenti Macron do të shtrojë një banket shtetëror në Versajë, ndërsa Çarls Mbreti do të jetë i pari mbret britanik që do t'i drejtohet senatit francez në anglisht dhe frëngjisht.

Mbreti u detyrua të anulojë vizitën e tij shtetërore në Francë pasi trazirat e përhapura filluan në të gjithë vendin duke kundërshtuar reformat e Macronit për moshën e daljes në pension.

Në ditët para vizitës së planifikuar, protestuesit mbanin parulla "Vdekje Mbretit", duke paralajmëruar se dhuna do të përkeqësohej nëse monarku do të vinte.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?