Foto ilustruese

Mbretëri e Bashkuar/ Dënohen me 12 vite burg 2 shqiptarë, u pikasën nga policia pasi hodhën kokainën me vlerë 50 mijë paund nga dritarja

9 Dhjetor 2023, 19:25| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 11:36

  • Share

Dy shqiptarë janë dënuar me 12 vite burg në total pasi autoritetet britanike iu gjetën një sasi kokaine në banesën e tyre.

Bëhet fjale për 2 shqiptarët e identifikuar si A.G dhe B.T, të cilët jetonin në Rivermead në Wakefield.

Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollve të policisë britanike në banesën e shqiptarëve në  Rivermead, me qëllim gjetjen e emigrantëve të paligjshëm, ata kanë pikasur një dorë të dalë nga një dritare, e cila në ato momente hodhi një çantë në tokë.

Brenda saj ndodheshin 507 gramë kokainë, e cila rezultoi të ishte 90 për qind e pastër.

Ndër të tjera, çanta përmbante gjithashtu një peshore, tha Gjykata e Kurorës së Leeds.

Ndër personat e arrestuar ishte dhe gruaja e A.G.

Mediat britanike thonë se banesa ishte në pronësi të A.G.

Gjatë kontrolleve në banesë, autoritetet kanë gjetur 11,000 paund cash dhe një sasi tjetër kokaine me vlerë mbi 30,000 £ në veshjet e A.G, duke bërë që pesha e kokainës së gjetur në total të shkojë në 841 gram.

A.G nuk ka dhënë komente në dëshminë e tij, ndërsa B.T tha se paratë ishin nga puna dhe pretendoi se nuk dinte asgjë për drogën, por shenjat e gishtave të tij u gjetën në çantën e rënë.

Dy shqiptarët të cilët ndodheshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, më vonë pranuan se merreshin me trafik kokaine dhe se paratë e gjetura ishin nga veprimtaria kriminale.

Ndaj gruas së arrestuar nuk është ofruar asnjë provë dhe çështja është pushuar.

A.G u burgos me gjashtë vite, ndërsa B.T me gjashtë vite e gjashtë muaj.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?