Ambasadori britanik, Alaistair King-Smith

Mbretëria e Bashkuar ofron 4 miliardë paund për projekte në Shqipëri

18 Mars, 09:59| Përditesimi: 19 Mars, 01:13

  • Share

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith mori pjesë në Konferencën e organizuar në Tiranë, ku u diskutua mbi mundësitë e investimeve në sektorin e energjisë së gjelbër në Shqipëri.

Ai drejtoi një panel ekspertësh, ku i pranishëm ishte edhe David Stadtmann, nga kompania me qendër në Londër, ERG International UK, Sean Burnage, nga Departamenti britanik i Financimit të Eksporteve dhe Flonia Tashko nga Dhoma britanike e Tregtisë në Shqipëri.

Ata diskutuan mënyrat se si ekspertiza dhe investimi britanik në energjinë e ripërtëritshme mund të sjellë përfitime për Shqipërinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe të gjithë botën.

Mbretëria e Bashkuar ka ofruar 4 miliardë paund për projekte në shkallë të mesme e të madhe në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Financës, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bashkitë në të gjithë vendin.

Të pranishëm në këtë konferencë ishte the Dhoma Britanike e Tregtisë në Shqipëri, BCCA, e cila u prezantua nga Sekretari i Jashtëm në tetor të vitit 2023 për të bashkuar bizneset në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar, që të përfitojnë sa më shumë nga potenciali i jashtëzakonshëm për tregti dhe investime mes dy vendeve dhe të zhvendosin fokusin e biznesit vendas dhe ndërkombëtar në veri të Shqipërisë.

Lidhjet tregtare janë dyfishuar vitin e kaluar dhe turistët e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri janë rritur me 30% në janar 2024, krahasuar me janarin 2023, duke i hapur rrugë parashikimeve për një turizëm në nivele rekord këtë vit./ atsh

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?