Gjatë tre ditëve të fundit, forcat e Grupit wagner kanë bërë përparime të vogla dhe kanë fituar terren në pjesën veriore të qytetit të Bakhmut, Donbass, kështu njoftoi Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të përditshëm për luftën në Ukrainë.
“Megjithatë, mbrojtja e organizuar ukrainase vazhdon në zonë. Në përgjithësi, tabloja aktuale operacionale sugjeron se forcat ruse po marrin urdhra për të avancuar në shumicën e sektorëve”, thuhet në raport, “por nuk ka fuqi të mjaftueshme sulmuese për të arritur efektin vendimtar”.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Mediat e huaja: Tre avionë luftarakë rusë u kapën mbi Poloni! Norvegjia: Rusia ka dërguar nëndetëse me armë bërthamore në Baltik
F.D/ReportTv.al