Xhenaru Shehu, Ridison Nega, Andi Dema, Albert Nedelcu

Mbretëri e Bashkuar/ Dënohen me burg 3 shqiptarë për trafikim droge, i ‘shiti’ bashkëpunëtori i tyre bullgar

14 Dhjetor 2023, 21:47| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 22:30

  • Share

Një bandë shqiptare është ‘zbërthyer” nga autoritetet britanike pasi një bullgar i identifikuar si Albert Nedelcu, tregoi mbi bashkëpunimin e tij me shqiptarët në trafikimin e drogës.

Albert Nedelcu u arrestua pas disa momentesh ndjekje nga policia. Shtetasi bullgar u pikas nga efektivët e policisë teksa po shkëmbente një çantë, e cila rezultoi të kishte 25,000 £ cash, të cilat raportohet se ishin për të [paguar kilogram kokainë, që do blinte në Church Road, Hove,

Sipas mediave britanike, Nedelcu shkëmbeu paratë me kokainën me Andi Demën, 35 vjeç.

35-vjeçari shqiptar, ishte dëbuar dy herë nga Britania në vitet 2021 dhe 2016. Sipas avokatit të tij mbrojtës ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar pasi e pa si të vetmin vend ku mund të fitonte para “për të shlyer borxhet në Shqipëri.”

Dema ka deklaruar para drejtësisë britanike se kishte rreth 80,000 £ borxhe.

Ridison Nega, 25 vjeç, ishte gjithashtu pjesë e bandës. 

Sipas mediave, Nega po udhëtonte me një automjet tip “Hyundai” dhe kur ka parë policinë nga paniku ai ka hedhur një çantë me dokumentet personale dhe sende që faktonin veprimtarinë e tij kriminale.

Po ashtu, një tjetër shqiptar, Xhenaro Shehu, 20 vjeç, u arrestua në banesë në Palmeira Avenue Mansions.

Të katër të arrestuarit u deklaruan fajtorë për trafikim të drogës të klasit A.

Dema u dënua me pesë vjet e gjysmë burg, Nega dhe Nedelcu u dënuan të dy me nga katër vjet e gjysmë burg, ndërsa Shehu u dënua me dy vjet e katër muaj burg. 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?