Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth: Kurrë mos hiqni dorë, kurrë mos u dëshpëroni...krahasimi i COVID-19 me fitoren në luftën e II-të Botërore

9 Maj 2020, 21:42| Përditesimi: 9 Maj 2020, 21:49

  • Share

ANGLI- Mbretëresha Elizabeth, 75-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në luftën e Dytë Botërore, e ka shfrytëzuar për të përçuar mesazhe mbi aktualitetin, në luftën ndaj COVID-19.

Në daljen e saj të dytë gjatë kësaj periudhe pandemie, Mbreterësha risjellë në vëmendje mesazhin që është dhënë nga babai i saj, mbreti George VI, por që është shumë aktual edhe në ditët e sotme, në betejën me një armik të padukshëm..."Asnjëherë mos u dorëzo, kurrë mos u dëshpëro", shprehet mes të tjera mbretëresha. 

“Kur shikoj vendin tonë sot dhe shoh se çfarë jemi të gatshëm të bëjmë për të mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin, unë them me krenari se ne jemi akoma një komb, të cilin ata ushtarë trima dhe marinarë do ta admironin edhe sot. Në fillim, pamja dukej e errët, fundi i largët, rezultati i pasigurt. Por asnjëherë mos u dorëzo, kurrë mos u dëshpëro”, tha ajo.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?