‘Mbretëresha e bimëve’, specialisti Ylli Merja në Report TV: Mos iu ndani hithrës, ja çfarë mund të përfitoni prej saj

23 Janar 2023, 13:48| Përditesimi: 23 Janar 2023, 13:54

  • Share

Hithra është ndër bimët shqiptare me më shumë benefite për oganizimin e njeriut për shkak të shumë sëmundjeve që ajo kuron. Në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti I bimëve mjeksorë këshilloi përdorimin e kësaj bime për këto benefite:

Ndihmon në daljen nga anemia ( falë vitaminës dhe kripërave minerale), në forcimin e arterieve dhe venave, forcon kockat,nxit urinimin, lufton acarimin e prostates, ndihmon tretjen dhe jashtëqitjen, ul nivelin e sheqerit në gjak, ushqen dhe forcon trurin, ushqen dhe forcon flokun, ndihmon në luftën kundër sëmundjeve reumatizmale dhe i jep lëkurës bukuri dhe elasticitet

Specialisti i bimëve mjeksorë këshilloi disa maska dhe receta me hithër.

Hithra si pastruese e yndyrës së flokëve:

-Në 0.5 litër ujë zieni 2-3 minuta 1 dorë hithra, 2 lugë mollë të egër dhe 1 lugë nenexhik.

-Shplani flokun 2-3 herë në javë

Shplarës për fytyrë të thatë:

-Në 0.5 litër ujë zieni 2-3 minuta 1 lugë kamomil, 1 lugë nenexhik, 1 dorë hithra, 1 dorë hala pishe dhe 1 lugë mente.

-Shplani fytyrën 1-2 herë në ditë

Hithra për forcim flokësh:

-Në 1 litër ujë zieni 2-3 minuta 1 dorë hithra dhe 1 dorë rrënjë hithre, 1 dorë këputje,  1 dorë bliri, 2 fije basani dhe 1 dorë sherebelë

Hithra për stimulim të gjoksit për shtimin e qumështit:

- Më 1 litër ujë zieni për 2 minuta dhe 1 dorë hithra1 dorë tërfil, 1 lugë këputje dhe 1 lugë lule shtogu

-  Pini 2 gota në ditë

 

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?