Kronikë

Mbrëmjet me muzikë, rikthehet jeta e natës në Shëngjin

24 Korrik 2021, 16:59| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 17:08

  • Share

Zgjatja e orarit të muzikës ka rikthyer jetën e natës në Shëngjin. Pushues vendas e të huaj i kalojnë mbrëmjet nën tingujt e muzikës popullore, duke shijuar atmosferën verore.

Pas perëndimit të diellit shëtitorja e plazhit është e tejmbushur e më pas pushuesit u bashkohen mbrëmjeve muzikore në lokalet e zonës.

Muzika popullore shqiptare është ajo më e preferuara e që po tërheq vëmendjen e tyre.

"Ky orar nuk pengon asnjë dhe vetëm gëzon më shumë pushuesit", u shpreh një pushues.

"Muzika është e shkëlqyer, njerëzit kanë nevojë për muzikë", tha një tjetër.

"Muzika e mirë, pritja  emirë, gjithçka fantastike", u shpreh një pushues.

"Duhet të zgjatet dhe më shumë orari i muzikës, njerëzit kanë nevojë të argëtohen", shtoi një tjetër pushues.

Infrastruktura, pastërtia dhe bukuria e plazheve e kanë kthyer Shëngjinin në një nga destinacionet turistike më të pëlqyera nga vendas e të huaj, e këtë e dëshmon numri i pushuesve i cili gjatë viteve të fundit ka ardhur gjithnjë në rritje.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?