Foto ilustruese nga përleshja mes tifozëve në 2016

Mbrëmje përleshjesh në Romë, policia ndalon 200 ultras! Mëri nga finalja e Tiranës

20 Prill 2023, 11:59| Përditesimi: 20 Prill 2023, 12:00

  • Share

Në qendër të Romës ka pasur tension mbrëmjen e djeshme për shkak të pranisë së tifozëve të Feyenoord, pavarësisht ndalimit për të ndjekur ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes verdhekuqve të Mourinhos dhe skuadrës holandeze, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Europa League. Pasi ishin në Napoli, për të mbështetur ultrasit e të kaltërve me rastin e ndeshjes së Champions League kundër Milanit, tifozët e Feyenoord u zhvendosën në kryeqytet, pranë Koloseut, aty ku nisën edhe trazirat.

Tensioni u rrit mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, kur rreth 200 ultras të Romës, të mbuluar me kapuç, me shalle dhe shkopinj, u përpoqën të arrinin rreth tridhjetë holandezë, të cilët ndodheshin në disa bare, teksa gurë u hodhën nga Koloseu. Policia me mjete kundër trazirave, hyri në aksion për të shpërndarë grupin e tifozëve të Romës, teksa ishte i nevojshëm edhe përdorimi i topave të ujit.

Ministria e Brendshme në Itali kishte sinjalizuar se pavarësisht dispozitave të miratuara nga Prefektura, më shumë se 300 holandezë mund të kishin mbërritur në kryeqytetin e Italisë, nga të cilët 50 konsideroheshin “në rrezik” të grupit Noordzijde. Shumica e tifozëve të Feyenoord do të mbërrijnë sot për duelin e orës 21:00. Për këtë arsye, deri nesër në mëngjes qendra historike, por edhe monumentet dhe shatërvanët do të ruhen nga policia. E njëjta gjë vlen edhe për stacionet e trenit dhe aeroportet ku agjentët kanë vëzhguar që prej ditës së djeshme të identifikojnë mbështetësit bardhekuq nga Roterdami. Plani i sigurisë parashikon përdorimin e 1500 forcave të sigurisë duke përfshirë policinë, karabinierët dhe Guardia di Finanza.

Sherri mes tifozëve të Romës dhe Feyennord është i hershëm, teksa pas trazirave në 2016 në Romë, gjithçka u zhvendos 24-25 majin e vitit të kaluar në Tiranë, aty ku Roma mundi 1-0 në "Air Albania" Feyenoordin në finalen e Conference League.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?