Foto ilustruese

Mbrëmja në një klub të Italisë kthehet në makth për 16-vjeçaren! Abuzuan seksualisht me të miturën, arrestohen 2 shqiptarët në Siena

25 Nëntor 2022, 08:38| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 15:09

  • Share

ITALI- Dy shqiptarë, 22 dhe 32 vjeç, identitet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur janë arrestuar në Itali nën akuzën e përdhunimit në grup ndaj një vajze të mitur, 16 vjeçe në Siena.

Nga hetimet e kryera rezultoi se pas një nate të kaluar në një klub të njohur në Valdelsa, mes konsumimit të drogës dhe alkoolit, duke përfituar nga gjendja e dehur në të cilin ishte vajza e mitur, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me të brenda një makine, e cila ishte e parkuar jo shume larg hyrjes se klubit.

Vajza e re, pas dhunës së pësuar, më pas është shoqëruar nga vetë dhunuesit pranë shtëpisë së saj dhe është lënë aty në kushte të këqija psikofizike.

Pas denoncimit të vajzës në komisariatin e Poggibonsit, kanë nisur hetimet, të koordinuara nga prokurori publik në Gjykatën e Sienës, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve.  Pas arrestimit, dy të shqiptarët u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena, në pritje të arrestit të shtëpisë, me aplikimin e byzylykut elektronik.

Policët kontrolluan shtëpitë e tyre në kërkim të telefonave e rrobave të veshura natën e ngjarjes. Gjatë kontrolleve, ata gjetën dhe një lëndë narkotike në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Treshi: 25/11/2022 16:17

    SHQIPTARIT VIJAT E KUQE JA MBA VEC KANUNI. PERMENI KANUNIN SHQIPTARIT DHE RRI SI NUSE BUKUR E MBULUME ME THES MAJ MAGJARIT.

    Përgjigju
  • Italiano vero: 25/11/2022 09:07

    Ne pritje te arrestit te shtepise.... hajde italiano leshit per ligje qe Ke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?