Mbrëmë Edi Rama në Report TV, ‘Repolitix’ emisioni politik më i ndjekur në Shqipëri

15 Nëntor 2023, 10:49| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 15:17

  • Share

Mbrëmë, 14 nëntor, ‘Repolitix’ në Report TV ishte emisioni politik më i ndjekur në rang kombëtar. Në studion e Denis Mingës kryeministri Edi Rama u përball me gazetarët Nikollë Lesi, Lorenc Vangjeli, Mentor Kikia.

Prej gati rreth 1 viti, ishte hera e parë që kryeministri u rishfaq në një përballje televizive me gazetarë. Emisioni nisi në orën 21:00 dhe zgjati deri në 23.20 duke trajtuar temat më të nxehta të aktualitetit politik që nga vendimi i bujshëm i Gjykatës së Strasburgut mbi vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, tek “hakmarrja” pa efekte e Greqisë ndaj procesit të anëtarësisë në BE pas çështjes Beleri, deri të dosjet e nxehta të SPAK.

Report Tv vazhdon të konfirmohet si televizioni më i rëndësishëm informativ, sipas matjeve të Telemetrix, i cili e rendit në mënyrë të vazhdueshme mes 4 televizioneve më të ndjekura çdo ditë në rang kombëtar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?