Kronikë

Mbollën kanabis në Poliçan dhe Dimal, një i arrestuar, një në kërkim! Në pranga edhe kryeplaku i fshatit dhe inspektoi i pyjeve, nuk treguan për rastin

14 Gusht 2021, 10:16| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 10:20

  • Share

3 persona janë arrestuar në Poliçan për shkak të kultivimit të kanabisit. 60-vjeçari Metush Selenica,  banues në fshatin Zhitom i Vogël, u arrestuar pasi kultivoi tokën e tij me kanabis, ndërsa në pranga përfunduan edhe kryeplaku i fshatit Pellumb Qoraj, 56 vjeç, dhe Inspektori i Pyjeve Jorgo Lilaj, 52 vjeç, për veprat e "Shpërdorim detyre" dhe "Moskallëzim Krimi".

Aksioni për goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike u zhvillua edhe në Dimal, ku u zbulua se një ullishte në pronësi të një 46-vjeçari ishte mbjellë me kanabis.

46-vjeçari Shaiper Dhembo, banues në fshatin Bistrovicë, u shpall në kërkim, ndërsa u nis hetim në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Bistrovicë, Jashar Avduramani i cili akuzohet për shpërdorim detyre. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?