Kanabisi që mbolli 53-vjeçari në Miloti

Mbolli 440 rrënjë kanabis mes agrumeve dhe vreshtit, arrestohet 53-vjeçari në Milot

25 Mars 2022, 09:09| Përditesimi: 25 Mars 2022, 09:10

  • Share

Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar, pasi kishte mbjell 440 fidanë kanabis në Fushë Milot.

Si rezultat i kontrolleve, falë dhe informacioneve të qytetarëve, në vendin e quajtur Laskaj, Fushë Milot, Kurbin, ndërmjet agrumeve dhe vreshtit janë gjetur të kultivuar 440 fidanë kanabis, në pronën e Ardian Hysenit i cili edhe u vu në pranga.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?