Foto nga operacioni antidroge ne Kukes

Mbollën kanabis në Kukës, Apeli i GJKKO ndan nga grupi vëllanë e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit dhe një tjetër, shpall moskompetencën

8 Korrik 2020, 15:57| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 16:03

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë për gjykimin e Arben Tuçit dhe Durim Vatës, të arrestuar gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar në Kukës e Has më 18 maj 2020.

Apeli i GJKKO shpalli moskompetencë gjykimi për Arben Tuçi, vëllain e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit Fran Tuçi dhe Durim Vatën, ndërsa dërgoi dosjen e tyre sërish në prokurorinë e Gjykatës së Kukësit.

GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të dy të pandehurve që çështja e tyre të mos gjykohet nga kjo gjykatë por të kthehet sërish në Gjykatën e Kukësit. Ky vendim i Arben Tuçit dhe Durim Vatës, paraqitur përmes avokatëve të tyre mbrojtës Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj, u pranua nga relatori i çështjes, Sokol Binaj. Po ashtu e SPAK ka shpallur moskompetencën lëndore duke i kërkuar Gjykatës dërgimin e akteve në Prokurorinë Kukës.

Edhe pse GJKKO shpalli moskompetencën për dy të pandehurit ka vendosur që të vijojë të qëndrojë në fuqi masa 'arrest me burg' e vendosur nga gjykata e shkallës së parë.  

Tuçi dhe Vata janë dy nga 19 të arrestuarit gjatë këtij aksioni, ndërsa masa për 17 të tjetër Apeli i GJKKO-së do ta marrë më 10 korrik në orën 08:30.

Arrestimi i tyre gjatë operacionit anti-drogë në Kukës e Has u bë pas 2 vitesh hetime, ndërsa mes të arrestuarve ishin edhe 3 policë, Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës, Naim Kadiu, oficer i Policisë gjyqësore dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit.  Kultivimi i parcelave me lëndë narkotike bëhej pikërisht me miratimin dhe garancinë  e policëve të arrestuar, që të mbillnin lëndën narkotike në zonat e thella.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?