Mbollën drogë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, arrestohen tre persona në Tepelenë

21 Qershor 2020, 09:29| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 09:31

  • Share

Tre persona banues në Memaliaj, konkretisht në fshatin Salari, Tepelenë, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbjellë bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur 'Kubuz' të njësisë administrative Kurvelesh.

Nuk dihet saktësisht numri i fidanëve apo bimëve ose llojit të drogës që këta shtetas, K. Meca, Sh.Kondi dhe M.Kondi kanë mbjellë, por tani ata do të përballen në gjykatë me akuzën e 'prodhimit të lëndëve narkotike'.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?