Kosova & Rajoni

Mblidhet sot Kuvendi në Maqedoninë e Veriut, votohet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Zaev

11 Nëntor 2021, 09:59| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 10:00

  • Share

Sot në ora 11:00 është caktuar seanca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën do të votohet për mocionin e mosbesimin e qeverisë së Zoran Zaevit.

Mocioni i mosbesimit të Qeverisë, të iniciuar nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, por edhe lëvizja Besa, e cila aktualisht është pjesë e Qeverisë. Për rrëzimin e Qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve, nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Partitë opozitare, kanë riformuluar të mërkurën listën e nënshkrimeve të mbledhura për mocionin e mosbesimit, duke larguar nënshkrimet e dy deputetëve të partisë e “E Majta” dhe të disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që besojnë se mocioni do të votohet me mbi 61 vota.

Kërkesa për mocion u paraqit nga opozita pasi kryeministri Zoran Zaev refuzoi të paraqesë dorëheqjen në kuvend, të cilën e kishte paralajmëruar më 31 tetor.

Organet më të larta të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) vendosën të martën që dorëheqja e Zaevit të shtyhet, për shkak të siç u tha, “gjendjes në të cilën ndodhet vendi”.

Partia e kryeministrit Zaev ka shënuar humbje në zgjedhjet lokale, ndërsa ajo opozitare, VMRO-DPMNE ka fituar shumicën e 80 komunave, sa kanë qenë në garë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?