KQZ i jep mandatin e deputetit Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës, zëvendësojnë Grida Dumën dhe Alfred Rushajn

1 Dhjetor 2022, 11:23| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 13:01

  • Share

TIRANË- Duke i konsideruar në kushtet e pajtueshmërisë për të qenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep zyrtarisht mandatin Petrit Dodës dhe Oriela Nebijaj.

“KQZ ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes civile, që s’ka kthyer përgjigje. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. Mandati i Rushajt, i përket Petrit Dodës. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit të Petrit Doda.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka dërguar verifikimet ku rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. . Mandati i Dumës, i përket Oriela Nebiajt. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit Oriela Nebiaj.

Doda dhe Nebijaj përfituan mandatin pas dorëheqjes së Alfred Rushajt dhe Grida Dumës, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prill 2021, morën respektivisht 5987 dhe 5606 vota personale. Ndërkohë në seancën e radhës, deputetët e rinj të grupit parlamentar të Partisë Demokratike pritet të bëjnë betimin në Kuvend.

Në seancën e sotme të KQZ, Ilirjan Celibashi miratoi edhe shpërblimin financiar që do të marrin komisionerët që do të angazhohen në procesin zgjedhor të 14 majit, që variojnë nga 6 mijë lekë për anëtarët e Grupit të Numërimit të Votave, deri në 120 mijë lekë të reja për kryetarin e KZAZ që ka në juridiksion më shumë se 80 Qendra Votimi. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?