‘Territorialja’, eksperti i MB: U rritën investimet, u ul borxhi! Të 61 bashkitë përthithin projektet e BE-së! PD: 3000 punësime elektorale, u shtuan patronazhistët

18 Korrik 2022, 08:41| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 15:05

  • Share

Ndryshimet në hartën territoriale të vitit 2014 përmirësuan rezultatin ekonomik të bashkive, duke rritur të ardhurat, investimet dhe përthithjen e projekteve të BE. Në komisionin e posaçëm për territorialen, Enea Hoti nga Ministria e Brendshme tha se është rritur numri i punonjësve në rang vendor, për shkak dështimit të shërbimeve. Por opozita pretendon se bëhet fjalë për shtim të patronazhistëve.

‘Sot të 61 bashkitë menaxhojnë projekte me fondet e donatorëve me BE. Para reformës ka patur diku tek 20 000 punonjës. Sot 31 000 punonjës të bashkive. 7% është rritur numri i punonjësve, falë dhe decentralizimit. Ky shtim, vjen për shkak të shtimit të shërbimeve.’- tha Hoti.

Çupi: Janë firmosur 3 000 kontrata të pjesshme elektorale.

Mziu: Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Fieri, kanë 53-54% të buxhetit që shkon për fondin e pagave dhe sigurimeve shoqërore. Absurditet! Kjo është rritje e numri të patronazhistëve.

Opozita ngriti shqetësim edhe për nivelin e përfaqësimit, për të cilën, Hoti tha se është detyrë e politikës t’i japë zgjidhje dhe jo e ministrisë të bëjë propozime. Në komision pati debate edhe lidhur me nivelin e borxhit dhe autonominë financiare të njësive administrative.

Hoti: Borxhi që kishin bashkitë dhe komunat ishin diku te 12.7 mld lekë, sot që flasim është 6.5 mld lekë, pavarësisht se patëm pandemi dhe tërmet.

Mziu: Kauz kryesore ishte kursimi i 80 mln euro nga buxheti vendor. Jo vetëm që nuk është kuryser, por është dyfishuar fondi i pagave. 

Hoti: A janë kursyer 80 mln euro? Po patjetër, janë edhe superuar… Nëse s’do kishim ulje të këtyre shpenzimeve, s’do kishim ulje të borxhit dhe rritje të investimeve. % e autonomisë financiare, që prej 2010, sot që flasim 5.8% e atë ardhurave totale të GPD, pra rritje me 2%, është rritur raporti i të ardhurave.

Duke iu përgjigjur akuzave të tjera të ngritura nga opozita, Hoti nënvizoi se pretendimet nuk bazohen në shifra, të cilat janë të gjitha pozitive. Komisioni për Reformën e Posaçme Territoriale vijon prej dy javësh seancat dëgjimore me përfaqësues të qeverisë qendrore, lokale dhe shoqërisë civile. Puna e saj pritet të përfundoj në fund të shtatorit.

Ora 11:09
Reforma territoriale, eksperti Hoti: Ndryshimet e 2015-s sollën pavarësi financiare dhe efektshmëri në thithjen e fondeve

 

Enea Hoti, Drejtor i Përgjithshëm Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale, ka thënë se reforma e vitit 2015 rriti numrin e të punësuarve në bashki dhe uli borxhin e tyre.

Sipas tij para reformës ishin me gishtat e një dorë bashkitë, që mund të aplikonin për projektet e BE apo donatorëve të tjerë, sot të 61 bashkitë menaxhojnë projekte me fondet e donatorëve me BE. Agjencia për këtë ka rol të rëndësishëm.

“Para reformës ka pasur diku tek  20 000 punonjës. Flas këtu me shifrat e vitit 2015.  Sot 31 000 punonjës të bashkive, Punonjës administrate, dhe janë ato që ofrojnë shërbime. Ky është numri më i madh sot i të punësuarve në bashki. 7% është rritur numri i punonjësve, falë dhe decentralizimit. Pra, shtimit të shërbimeve. 8000  punonjës që ishin të qeverisjes qendrore, që u alokuan pranë bashkive.  5 300 edukatorë sot, 700 më shumë se në vitin 2015, ku ishin 4 600 punonjës. Numri kopshteve i shtuar me 200. Zjarrfikësit që u kaluan bashkive, 750 punonjës u transferuan nga niveli qendror, sot që flasim kemi 1250 zjarrfikës që janë punësuar në nivel vendor, rreth 500, 157 mjete zjarrfikëse, ose 50 mjete më shumë se në 2015. Efikasiteti financiar: Borxhi që kishin bashkitë dhe komunat ishte diku te 12.7 mld lekë, sot që flasim është 6.5 mld lekë, pavarësisht se patëm pandemi dhe tërmet. U rritën parametrat mbi rritjen e të ardhurave nga mbledhja e të ardhurave apo investimeve në nivelin vendor”, ka thënë Hoti.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?