Zyrat e FSHF

Mblidhet në fshehtësi për herë të parë që nga 1994, Shoqata e Mjekëve Sportivë zgjedh delegatin në favor të Armand Dukës

4 Shkurt 2022, 14:25| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 14:40

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot në fshehtësi asamblenë e shoqatës së mjekëve sportive, duke zgjedhur edhe delegatin që do të votojë më 2 mars për presidentin e ri të federatës.

Është vendosur që këtë shoqatë, që nuk mblidhej që nga viti i largët 1994, ta përfaqësojë Arjan Llaperi, fizioterapisti i kombëtares.

Edhe zgjedhjet në këtë shoqatë janë në vazhdën e manipulimeve të bërë nga federata me të gjitha rajonet e Shqipërisë, pasi përveç fshehtësisë asambleja është zhvilluar në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, që më statut nuk ka asnjë lidhje me shoqatat e futbollit.

Kjo është vota e 24 që shkon në favor të Armand Dukës për zgjedhjet e 2 marsit si president i FSHF-së në dëm të kandidatit tjetër Shakohoxha, i cili për ‘Report TV’ ka denoncuar shkeljet e FSHF-së në këtë periudhë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?