Përfundon bojkoti, të dielen rikthehet futbolli! Rama: Gati të flasë me FSHF-në, naftëtarët të marrin shembull

29 Tetor 2020, 12:22| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 18:11

  • Share

TIRANË- Të dielën rikthehet futbolli me ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë pas një bojkoti të gjatë 3 muaj, ndërsa kampionati nis të mërkurën. Lajmi u bë i ditur nga kreu i FSHF-së, Armando Duka, pas një mbledhjeje të Ligës Profesioniste të cilët i dhanë fund bojkotit pasi morën në parim morën mbështetjen e qeverisë.

 “Të dielën aktiviteti i futbollit do të fillojë me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë”, tha Duka.

 “Ne kemi një mbështetje në parim nga qeveria që ato që kemi kërkuar janë të drejta, por detaje për ligjin e sponsorizimit… është në proces dhe mendoj e në ditët e ardhshme do të gjejmë zgjidhjen e duhur” Kemi rëën dakord për tre pikat, në masë të kënaqshme. Thembra e Akilit është Ligji i Sponsorizimit. Kërkojmë variantin tonë, pasi është më funksional”, u shpreh Libohova.

Sa i përket Ligjit të Sponsorizmit Liga kërkon që bizneset që do të investojnë në futboll, 30% të investimit të mos tatohet. Përmes një deklarate Liga Profesioniste e Futbollit sqaroi se bojkoti ia arriti qëllimit që të sensibilizonte qeverinë për rëndësinë që kanë ndryshime ligjore për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti.

Ndërprerja e bojkotit u përshëndet edhe nga kryeministri Rama.

"E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati", shkruan Rama.

Bojkoti nisi me 5 gusht, ndërsa kampionati i futbollit duhej të fillonte me 12 shtator.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?