Me rreth të kuq, Abdyl Kuriu

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, Armando Duka mban në krah anëtarin që po hetohet për falsifikim

29 Prill 2023, 17:24| Përditesimi: 29 Prill 2023, 17:33

  • Share

Komiteti i Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e premte mbledhjen e radhës në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Në këtë mbledhje u miratuan të gjithë materialet për Asamblen e Përgjithshme të Zakonshme vjetore të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe u morën vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me investimet në drejtim të infrastrukturës në disa qytete të vendit.

Ajo  që ra në sy në këtë mbledhje në foton e publikuar nga FSHF-ja ishte prania e anëtarit Abdyl Kuriu, i cili është nën hetim nga prokuroria për falsifikim të notave, gjatë periudhës kur jepte mësim në Institutin e Sportit.

Madje si karshillik ndaj drejtësisë Armando Duka e kishte ulur të besuarin e tij në krah. Kujtojmë që ndaj Kuriut Insituti i Sporteve e ka përjashtuar nga institucioni.

Gjithashtu një tjetër anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, ndodhet në burg për korrupsion, ndërkohë që Federata nuk ka marrë asnjë mase përjashtuese./TemA

Me rreth të kuq, Abdyl Kuriu

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Boti: 30/04/2023 05:51

    Pra ai hetohet? Por Sajmir Tahiri hetohej, kerkohej te arrestohej, arrestohej, apo denohej dhe Rama le e.mbante neper mbledhje por edhe e mbronte. Cfare hipokrizie idiote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?