Reforma Territoriale/ Opozita propozon: 94 bashki e ministri për pushtetin vendor! Të hiqen qarqet dhe të bëhen 3 ose 6 rajone

3 Tetor 2022, 09:32| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 14:17

  • Share

Për më shumë se 3 orë ekspertët e opozitës paraqitën para deputetëve, raportin e tyre për reformën territoriale.  Pas ideve të hedhura paraprakisht, opozitarët zyrtarisht propozojnë që të shtohen 33 bashki të reja, krahas 61 ekzistuese, mes të cilave rikthimi i disa bashkive të shkrira në 2014.

Sipas propozimit, në qarkun Berat shtohen 2 bashki, në Dibër 4, në Durrës 2 bashki, në Elbasan 3, në  qarkun Fier 4, Korçës i shtohen 5 bashki, Kukësit 2, Lezhës 4 dhe Vlorës 4 bashki të reja. Qarku më i madh i vendit, Tirana sipas ekspertëve të PD duhet të ketë 3 Bashki më shumë, Farkë, Dajt e Kashar. I pandryshuar mbetet qarku i Gjirokastrës dhe Shkodra, vendim të cilin e argumentojnë si dëshirë të qytetarëve.

Sa i përket kalimit të ndarjes së vendit në rajone, opozitarët lënë të hapura 2 opsione, ose 3 rajone, ose 6. Por një ndarje e re, sipas ekspertëve të opozitës duhet të shoqërohet me hapa të tjerë reformues të pushtetit vendor, mes të cilave edhe krijimi i një ministrie për pushtetin vendor apo mundësia për referendume lokale.

‘Çfarë rekomandojmë? Modeli i pushteti vendor. Bazuar në analizën tonë rekomandojmë që Shqipëria të vazhdojë të mbajë qeverisje vendore me dy nivele dhe të përforcojë qeverisjen me shumë nivele. Organizimi territorial I nivelit të parë, riorganizimi i bashkive aktuale, dhe krijimin e bashkive të reja; Për nivelin e dytë të pushtetit vendor, skenari parë nga 12 qarqe në 6 qarqe të mëdha, që do i hiqet emri dhe të kalohet në emërimin rajon, dhe version dytë nga 12 qarqe në 3 rajone; Shqipërisë i duhet ligji për referendumet lokale; Dyfishim të transfertës së pakufizuar që i jepet bashkive pra nga 1 % që është në 2%; Për bashkinë e kryeqytetit, duhet një status të veçantë; Qeveria të rikthejë ministri të dedikuar për pushtetin vendor.’- tha Haxhimaili.

Menjëherë këto propozime hasën kundërshtinë e kryetares socialiste të komisionit Anila Denaj.

‘Keni të dhëna kontradiktore. Në ndarjen territoriale, sesi do zgjidhet problemi i përfaqësimit, me këto mekanizma ligjorë që kemi, nuk erdhi. Rajonet duhen diskutuar, por nuk do të guxoja të thoja një numër, pa një studim të detajuar nga ekspertët.’- tha Denaj.

Replikën e mori nga bashkëkryetarja demokrate, Dhurata Çupi

‘Kemi qartësuar në detaje se çfarë i shërben qytetarëve shqiptarë.’- shpreh Çupi.

Vetë socialistët ende nuk kanë bërë propozim për ndarjen e re të vendit, të cilin gjithsesi do ta prezantojnë javën e ardhshme, por për ta kurrsesi nuk mund të ketë një shtim kaq të lartë të numrit të bashkive sa propozon opozita.

PROPOZIMI I PD PËR SHTIMIN E BASHKIVE

QARKU BERAT (SHTOHEN 2 BASHKI)

1-  Bashkia Shpirag
2-  Bashkia Otllak

QARKU DIBËR (SHTOHEN 4 BASHKI)

3-  Bashkia Maqellarë
4-  Bashkia Kastriot
5-  Bashkia Lurë
6-  Bashkia Shupenzë

QARKU DURRËS (SHTOHEN 2 BASHKI)

7- Bashkia Sukth
8- Bashkia Fushë-Krujë

QARKU ELBASAN (SHTOHEN 3 BASHKI)

9- Bashkia Shpat
10- Bashkia Bradashesh
11- Bashkia Lunik

QARKU FIER (SHTOHEN 4 BASHKI)

12- Bashkia Levan
13- Bashkia Dushk
14- Bashkia Ardenicë
15- Bashkia Fratar

QARKU KORÇË (SHTOHEN 5 BASHKI)

16- Bashkia Voskopojë
17-  Bashkia Leskovik
18- Bashkia Drenovë
19- Bashkia Pojan
20- Bashkia Starovë

QARKU KUKËS (SHTOHEN 2 BASHKI)

21-  Bashkia Shishtavec
22-  Bashkia Bicaj

QARKU LEZHË (SHTOHEN 4 BASHKI)

23- Bashkia Bregu I Matës
24- Bashkia Orosh
25- Bashkia Zadrimë
26-  Bashkia Milot

BASHKIA TIRANË (SHTOHEN 3 BASHKI)

27- Bashkia Farkë
28-  Bashkia Kashar
29- Bashkia Dajt

BASHKIA VLORË (SHTOHEN 4 BASHKI)

30- Bashkia Kotë
31- Bashkia Novoselë
32-  Bashkia Orikum
33-  Bashkia Ksamil

 

Ora 10:52
'Territorialja', PD prezanton 33 bashkitë që propozohen të shtohen

Ekspertët e opozitës po prezantojnë raportin Reformën Territoriale. Report Tv ka siguruar draftin me 33 bashkitë që propozohet të shtohen.

(Kliko këtu për të lexuar propozimin e PD për Reformën Territoriale)

Ora 10:31
Reforma Territoriale, ja cilat janë dy opsionet e PD-së për ndarjen e Rajoneve

1664782671_Screenshot2.jpg

Partia Demokratike ka publikuar dy opsionet për ndarjen e rajoneve në kuadër të propozimit të draftit për Reformën e re Territoriale.

2 opsionet e ndarjes së rajoneve:

Opsioni 1:  6 Rajone, Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.)

Opsioni 2: 3 rajone: Rajoni Adriatikut (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës) Rajoni Adriatiko-Jonian(Tiranë, Durrës Elbasan), Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë, Gjirokastër).

Ora 09:48
Territorialja, raporti i Ekspertëve të Opozitës: Të hiqen qarqet dhe të bëhen 6 ose 3 rajone! Të kthehet një ministri për pushtetin vendor

1664782671_Screenshot2.jpg

Ekspertët e opozitës po bëjnë prezantimin e raportit përfundimtar të Reformës Territoriale. Eksperti Agron Haxhimali tha se duhet të hiqen qarqet dhe të bëhen 6 ose 3 rajone. Po ashtu Haxhimali propozoi që të rikthehet një ministri për pushtetin vendor.

‘Jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për reformën. Analizat janë të përpunuara nga unë. Së pari propozoj politika gjithëpërfshirëse që i kanë ndjekur edhe vendet e tjera që kanë bërë reforma të tilla.

Një përmbledhje e këtij raporti na tregon që Shqipëria ka shanse të mëdha të rrisë efikasitetin e shërbimeve te qytetarët, të rrisë pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen, kjo arrihet me pak ndërhyrje.

Krijimi i bashkive të reja rurale do të krijonte për këto zona mundësi më të mëdha, do kemi reduktim të pabarazisë mes zonave rurale dhe urbane. Një element I rëndësishëm është përmirësimi I demokracisë vendore përmes rritjes së përfaqësimit.

Çfarë rekomandojmë?

1- Modeli i pushteti vendor. Bazuar në analizën tonë rekomandojmë që Shqipëria të vazhdojë të mbajë qeverisje vendore me dy nivele dhe të përforcojë qeverisjen me shumë nivele

2- Organizimi territorial I nivelit të parë, riorganizimi I bashkive aktuale, dhe krijimin e bashkive të reja. Për nivelin e dytë të pushtetit vendor, skenari parë nga 12 qarqe në 6 qarqe të mëdha, që do I hiqet emri dhe të kalohet në emërimin rajon, dhe version dytë nga 12 qarqe në 3 rajone.

 3- Shqipërisë i duhet ligji për referendumet lokale

4- dyfishim të transfertës së pakufizuar që i jepet bashkive pra nga 1 % që është në 2%

5-Për bashkinë e kryeqytetit, duhet një status të veçantë

6-Qeveria të rikthejë ministri të dedikuar për pushtetin vendor.’- tha Haxhimaili.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?