‘Territorialja’, eksperti: Bashkia jo shtab elektoral! Shëngjini të ndahet nga Lezha, jo Velipoja nga Shkodra (VIDEO)

6 Shtator 2022, 09:58| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 13:20

  • Share

TIRANË- Seancat dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo Territoriale po shkojnë drejt përfundimit. Këtë të martë, i pranishëm në komision ishte Fatlum Nurja, ekspert i projektit Bashki të Forta, ndërsa nuk morën pjesë në seancë dëgjimore përfaqësuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe përfaqësuesi i Bashkisë së Shkodrës.

Në fjalën e tij, Nurja vuri në dukje fryrjen e administratës, teksa nënvizoi se Bashkia nuk duhet të jetë shtab elektoral, por njësi për zhvillimin ekonomik.

“78% e Këshilltarëve thonë se përfaqësojnë partitë politike, askush nuk thotë qytetarët. Sa i takon financave vedore, ato janë rritur dyfish, por kjo po të shihet në detaje ka probleme, pasi 55% e kësaj rritje është në Bashkinë e Tiranës. 55-60% e buxhetit të bashkive shkon për pagat. Këto dy mandate s’na lejojnë të vlerësojmë sicc duhet reformën territoriale të 2014. Dy vite kanë shkuar vetëm për të riorganizuar strukturat e zmadhuara të shërbimit në territor. Mandate i dytë, është monokolor, nuk ka check and balance. Bashkia nuk duhet të kthehet në shtab elektoral, por të jetë njësi zhvillimi ekonomik. Vetëm 16 bashki nga 63 kanë zyra të zhvillimit ekonomik lokal”, tha Fatlum Nurja, ekspert i projektit Bashki të Forta.

Duke folur për decentralizimin, Nurja tha se kjo do të arrihet vetëm kur Kryetari i Bashkisë të mos trokas më në zyrën e kryeministrit dhe kur fokusi i ndarjes territoriale të mos jetë tek vota.

“Decentralizimi nuk nis në zyrën e kryeministrit dhe mbaron te zyra e kryetarit të bashkisë, jo! Duhet të shkoj përtej këtyre dy hallkave. Faji është i juaji, ju se keni monitoruar qeverisjen lokale. S’mund ta bëjmë ndarjen territoriale për të dielën e votave apo të hënën e numërimit”, u shpreh ai.

Nurja, propozoi edhe disa variante për hartën e re, ndërsa refuzoi të jepte numër bashkishë.

“Largimi i Velipojës nga Shkodra është largimi i oksigjenit për Shkodrën. Duhet të jenë të dyja bashkë. Këlcyra në rënie të lirë, s’ka struktura ekonomike. Këlcyra njësi administrative e Përmetit do ishte zgjidhja. Shëngjini mund të mbijetoj jashtë bashkisë Lezhë. Orikumi po ashtu, jashtë Vlorës. Nuk duhet të mbytet analiza vetëm te ardhurat që grumbullohen, por dhe te si përdoren të ardhurat që arrihet të merren nga bashkia”, propozoi eksperti.

Komisioni i Reformës Territoriale nisi punimet në 1 korrik dhe pritet të përfundojë në 30 shtator, ndërkohë që seancat dëgjimore.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?