Mblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile në Lezhë: Të gjithë përgjegjës për parandalimin e zjarreve

3 Prill, 10:00| Përditesimi: 3 Prill, 11:27

  • Share

Qarku i Lezhës vijon të jetë problematik nga zjarret dhe duhet të jemi të gjithë përgjegjës për parandalimin e zjarrëvënie dhe ndërhyrjen në kohë gjatë rasteve të tillë. Ky ishte mesazhi i prefektit të Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi gjatë mbledhjes të Komisionit të Mbrojtjes Civile, mbi masat që duhen marrë për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin gjatë stinës së verës.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku tha se emergjencat civile janë në fokus të kësaj njësie vendore, ku reparti zjarrfikës është pajisur me mjete dhe logjistike të re, ndërsa pritet të investohet edhe në ndërtimin e stacionit.

Përgjatë vitit 2023 në Lezhë ka patur një numër të konsiderueshëm vatrash zjarri, ku janë djegur rreth 700 hektarë pyje, ndërsa dëmet më të mëdha u shkaktuan në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit pranë kishës së Shna Ndout.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?