Kërkesa për shkarkimin e Nikollës shqyrtohet në Këshillin e Legjislacionit! Bardhi dhe Gjonaj relatorët e kërkesës

8 Shkurt 2023, 11:23| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 17:57

  • Share

Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Lindita Nikollës është shqyrtuar ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, e cila u zhvilluar nën drejtimin Ermonela Felajt. Znj.Felaj, në cilësinë e Kryesueses së Këshillit të Legjislacionit, në nisje të mbledhjes shpjegoi përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe drejtimit e Këshillit, të përbërë nga numër i barabartë anëtarësh të shumicës dhe pakicës parlamentare.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, parashtroi kërkesën e paraqitur në Kuvend nga 28 deputetë demokratë, faktet dhe shkeljet sipas përgjatë zhvillimit të seancës plenare të datës 26 janar 2023.

Deputetët e opozitës theksuan se në seancën e datës 26 janar 2023 nuk është respektuar rendi i ditës dhe lista e diskutantëve të regjistruar, duke u mohuar deputetëve të opozitës të drejtën për pyetje, të drejtën për interpelancë dhe për të diskutuar çështje të rendit të ditës.

Deputetët e mazhroancës argumentuan se Kryetarja e Kuvendit gjatë drejtimit të seancës plenare të datës 26 janar 2023 ka ushtruar të gjitha kompetencat që përcakton Rregullorja e Kuvendit, në kushtet kur punimet normale të seancës janë bllokuar nga një grup deputetësh të opozitës.

Ndër të tjera ata argumentuan se pavarësisht se kërkesa plotëson kriteret formale, qëllimi nuk është i motivuar pasi Kryetarja e Kuvendit nuk është bërë shkak për pengimin apo ka shfaqur mungesë vullneti për vijimin normal të seancës, sipas rendit të ditës të përcaktuar me dakordësi në Konferencën e Kryetarëve.

Pas diskutimeve, mbledhja caktoi znj.Etilda Gjonaj dhe z.Gazment Bardhi si relatorët e raportit që do t’i kalojë për shqyrtim seancës plenare. Mbledhja e radhës u vendos të zhvillohet ditën e premte, datë 10 shkurt 2023.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?