Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, nis me një minutë heshtje për Dorina Kukën, këshilltaren që u nda nga jeta pak ditë më parë

10 Tetor 2022, 15:33| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 16:19

  • Share

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur pak më parë për të disktutuar për rendin e ditës, ndërkohë që mbledhja nisi me një minutë heshtje për Dorina Kukën, këshilltaren e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Në mbledhjen e parë pa Dorinën, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe anëtarët e Këshillit nderuan kolegen që u largua në moshë fare të re, vetëm 35 vjeç.

Veliaj tha se Këshilli do të ndihmojë përmes një kontributi financiar familjen e këshilltares së ndjerë.

“Ka qenë vërtet një situatë e vështirë të humbësh një nga koleget më energjike të skuadrës sonë. Unë besoj fort se ky raport njerëzor është përtej raportit politik, përtej punës së përbashkët; ne nuk jemi njerëz që thjesht  bëjmë një punë, ne jemi një familje. Në mbledhjen tjetër do kemi përgatitur edhe një material të plotë, për të një trajtim financiar për shpenzimet e familjës së motrës sonë. Besoj është në dinjitetin tonë që të tregojmë solidaritet me këdo në këtë qytet,” u shpreh Veliaj.  Dorina Kuka ishte nënë e dy fëmijëve të vegjël.


Lajmi kryesor:

Veliaj: Do hartojmë paketë financiare për studentët, t’u sigurojmë abone falas dhe subvencionim për konviktin! Punimet në Unazën e Madhe do të vijojnë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?