Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD-së! Agalliu: Demokratët të votojnë vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së

31 Mars 2023, 11:32| Përditesimi: 31 Mars 2023, 21:01

  • Share

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Të pranishëm ishin 11 deputetë dhe Roland Bejko, kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.

Deputeti Arbi Agalliu në përfundim të mbledhjes u shpreh se ai do të mbështesë vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së.

Teksa përgatitet për fushatën për zgjedhjet e 14 majit, pas grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë në orën 13:00 kryetarët e degës të Tiranës, në orën 15:00 Kryesinë, në orën 17:00 kandidatët për Këshilltarë Bashkiakë, në orën 18:00 Këshilli Kombëtar i Tiranës.

Deputetët e pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar

1.Enkelejd Alibeaj

2.Gazment Bardhi

3.Arbi Agalliu

4.Lefter Geshtenja

5.Flutura Acka

6.Merita Bakiu

7.Eralda Tase

8.Selaudin Jakupllari

9. Zheni Gjergji

10.Andi Ulliri

11.Jorida Tabaku

Ora 13:18
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar, Agalliu: Do mbështesim vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së

 

Deputeti Arbi Agalliu në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, u shpreh se ai do të mbështesë vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së.

‘Do mbështes kandidatët që janë nën logon e PD-së. Në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim një lloj shembulli për të mos e ndarë me tej elektoratin  djathtë. Çdo përpjekje do të përqendrohet kundër kësaj qeveria. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë.’- tha Agalliu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 31/03/2023 12:41

    po ai legeni burrelit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?