Rama mbledh 2 orë grupin e PS, lë porositë! Çuçi: S'ka pazar me Rithemelimin, por dialog! Amnistia javën tjetër në Kuvend

18 Mars, 10:23| Përditesimi: 18 Mars, 14:11

  • Share

TIRANË- Për mazhorancën socialiste fundi i kaosit nga deputetët e Rithemelimit nuk është produkt i asnjë marrëveshjeje mes palëve, por vetëm rikthim i opozitës nga rruga ku ishte në normalitetin e Kuvendit. Në mbledhjen e grupit parlamentar këtë të hënë, Bledi Çuçi i komunikoi ligjvënësve socialistë dakordësinë e arritur me rithemelimin gjatë javës së kaluar, duke u kujdesur të sqarojë se nuk bëhet fjalë për asnjë marrëveshje, negociatë apo aq me tepër pazar me Sali Berishën “Non Grata”. 

"S'ka asnjë nënkomision apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit evropian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisioneve hetimore në Konferencën e Kryetarëve", tha Çuçi.

Më indiferent nga çfarë ndodh me opozitën ishte kryeministri Edi Rama, i cili 30 minutat që iu bashkua mbledhjes së grupit, i shfrytëzoi për t’i lënë porosi deputetëve për më shumë angazhim angazhim në terren, rrjetet sociale si dhe në procesin e rijetëzimit të Partisë Socialiste.

Zhvillimet në kuvend me rikthimin e opozitës u diskutuan në një tryezë më të ngushtë, në takimin që fill pas mbledhjes së grupit, Kryeministri zhvilloi me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

Peng i konsensusit në parlament, për shkak të kaosit mbeti edhe amnistia penale, që me rikthimin në normalitet të rithemelimit pritet të marrë dritën jeshile në parlament javën e ardhshme. Socialistët janë tërhequr edhe nga amendamenti që do të ulte me një vit ose një vit e gjysmë burgimin e të dënuarve për korrupsion nga Gjykata e Posaçme, pikë e cila u kundërshtua me forcë nga opozita.  

Ora 11:54
VIDEO/ Rama tenton të futet në makinë, Manja e ‘kthen nga rruga’! Çfarë ndodhi në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e Grupit të PS, që u zhvillua sot në Kryesinë e Kuvendit.

Në këto foto shihni momentin kur kryesocialisti, po largohet nga mbledhja, por ministri i drejtësisë ‘i ndërpret rrugën’.

Ata shihen teksa diskutojnë bashkë në përfundim të mbledhjes së grupit.

Ora 11:41
Çuçi informon deputetët socialistë për dakordësinë me Rithemelimin: S'ka marrëveshje, vetëm dialog në Komisionin e Ligjeve

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mblodhën sot deputetët e PS për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.

Kreu i grupit, Bledi Çuçi, informoi ndërkohë deputetët për rikthimin e Parlamentit në normalitet duke theksuar se s'ka asnjë marrëveshje e as do të krijohet ndonjë nënkomision ose strukturë e posaçme.

"S'ka asnjë nënkomision apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisioneve hetimore në Konferencën e Kryetarëve", u shpreh Çuçi.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?