Kuvendi i Shqipërisë

Politikë

Mblidhen firmat/ Mazhoranca do ndryshojë sërish ligjin bazë të Reformës në Drejtësi, ja çfarë parashikohet

31 Mars 2021, 16:50| Përditesimi: 31 Mars 2021, 16:55

  • Share

TIRANË- Një javë pas miratimit në Parlament të ndryshimeve në 8 ligjet bazë të reformës në drejtësi, shumica parlamentare ka nisur të mbledhë firmat e deputetëve, për të mundësuar një tjetër ndryshim, tashmë në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ligji bazë i drejtësisë së re. Që nga miratim i në nëntor të vitit 2016, kjo është lëvizja e parë për ndryshimin e ligjit për organet e reja të drejtësisë, ku përfshihen Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, si dhe të Shkolla e Magjistraturës. Shqiptarja.com mëson se anëtarët e Komisionit të Ligjeve janë vënë në lëvizje për ndryshimin e ligjit me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, pas problematikave të konstatuara në funksionimin e organit që kontrollon veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Krahas mbledhjes së firmave, ka nisur dhe hartimi i draftit për ndryshimet e kërkuara nga Metani. Ndryshimet konsistojnë në zbutjen e kritereve për t’u bërë pjesë e administratës së Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, pas dështimeve të herëpashershme për procedurave, për shkak se nuk ka aplikuar asnjë kandidat, sidomos për pozicionin e inspektorit. Konkretisht synohet ulja e kriterit të vjetërsisë në punë për kandidatët për inspektor-magjistrat nga 13 vjet në 7 vjet eksperiencë. Gjithashtu, parashikohet barazim i pagës së inspektorit magjistrat me inspektorin jo magjistrat si dhe rregullimi i raporteve me kreu të ILD-së dhe inspektorëve.

Po pse këto ndërhyje në ligj nuk u miratuan bashkë me ndryshimet në 8 ligjet e reformës, të cilat kaluan në Parlament në 23 mars 2021? Ministria e Drejtësisë nuk i ka përfshirë ndryshimet në paktën e fundit për shkak të vijimit të konsultimeve të misioneve ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS. Në konsultime janë përfshirë së fundmi edhe anëtarë të Komisionit të Ligjeve. Ndryshimet kërkojnë  84 vota, që do të thotë se pas zgjedhjeve të 25 prillit, në varësi të konfigurimit të Parlamentit të ardhshëm, miratimi i tyre nuk është më i sigurt.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?