Mblidhen 2 miliardë dollarë për vaksinën kundër COVID-19 për vendet e varfra

13 Nëntor 2020, 13:59| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 14:01

  • Share

Sigurimi i vaksine kundër Covid-19 edhe për vendet me të ardhura të ulëta është një prioritet për gjitha institucionet botërore. Një program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe grupi për vaksina GAVI, kanë  arritur të mbledhin mbi 2 miliardë dollarë, të cilat do të përdoren për të blerë dhe shpërndarë në vendet e varfra vaksinën kundër Covid-19.

Megjithatë, kjo shumë nuk është e mjaftueshme që të gjitha vendet e varfra të furnizohen me vaksinën potenciale kundër sëmundjes COVID-19,.  Aleanca GAVI tha se këto mjete do t’i lejojnë që të blejë një miliard doza të vaksinës, për 92 shtete, të cilat nuk kanë mundësi që t’i blejnë vet.

“Ne kemi parë shtete dhe donatorë privatë nga e gjithë bota që kanë kontribuar që të arrihet ky qëllim”, tha shefi i GAVI-it, Seth Berkley, duke shtuar se është çështje “urgjente” po ashtu, që të financohen trajtimet për koronavirus dhe diagnostikimi.

Vendet që kanë kontribuar më së shumti janë:

1.       Presidentja e Komisionit Europian deklaroi 100  milion euro për vaksinat në vendet më të ardhura të pakta, shtuar edhe shumës së deklaruar nga Banka Europiane prej 400 milion euro.

2.       Franca po ashtu ka dhuruar 100 milion euro.

3.       Spanja një nga vendet më të goditura ka dhënë 50 milion euro.

4.       Fondacioni Bill & Melinda Gates ka dhënë 156 milion dollarë.

5.       Koreja e Jugut ka dhënë 10 milion dollarë.

Berkley tha se deri në fund të vitit 2020, nevojiten të mblidhen edhe 2 miliardë dollarë për diagnostikim dhe 6,1 miliardë dollarë për trajtim mjekësor. Edhe 5 miliardë dollarë të tjera duhet të mblidhen deri më 2021, në mënyrë që të blihen doza të vaksinës kundër COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?