Mbledhja online e këshillit në Kukës

Mbledhje online! Durrësi dhe Kukësi miratojnë fondin për përballimin e pasojave nga koronavirusi

30 Mars 2020, 16:26| Përditesimi: 30 Mars 2020, 17:40

  • Share

Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar fondin e emergjencës civile lekë për vitin 2020. Fondi me vlerë 45 milionë lekë do të shkojë për përballimin e situatës së krijuar nga COVID- 19 me qëllim dhënien e ndihmave familjeve më në nevojë.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të zhvilluar online janë miratuar edhe familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri  6% dhe  fondi  nga të ardhurat e bashkisë për muajin mars.

Gjithashtu edhe këshilli bashkiak i Kukësit në mbledhjen online ka miratuar fondin e emergjences civile. Fondi me vlere 30 milionë leke te vjetra do te shkoje per dhënien e ndihmave familjeve me ne nevoje qe nuk mund te perballojne ekonomikisht jetesen per shkak te situates se emergjences shendetesore te COVID 19.

"Ne Bashkine Kukes ne bashkepunim me bizneset lokale deri tani kane marre ndihma ushqimore dhe miell 1900 familje ne nevoje. Ne mbledhjen e keshillit bashkiak jane miratuar edhe 333 familjet perfituese te ndihmes ekonomike nga fondi i  bashkise i kushtëzuar per ndihmen ekonomike  6%  per muajin shkurt" thuhet në njoftimin e bashkisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?