Trajneri i Barcelonës Koeman

Sport

Mbledhje deri në 4 të mëngjesit për të ardhmen e Koeman, Barcelona prek fundin në Champions, Pirlo i preferuari i Laportës

30 Shtator 2021, 11:11| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 11:13

  • Share

Humbja e dytë radhazi e Barcelonës në Champions mund t’i kushtojë pankinën trajnerit Ronald Koeman. Katalanasit u mundën nga Benfica 3-0 në Lisbonë dhe rrezikojnë seriozisht eliminimin që në fazën e grupeve. Situata në klub është nga më të vështirat dhe ai që do ta pësojë pritet të jetë tekniku holandez.

Presidenti Joan Laporta pas ndeshjes ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe ka inkurajuar lojtarët ku trajneri nuk ka qënë i pranishëm. Më pas Laporta dhe drejtuesit e tjerë kanë zhvilluar mbledhje urgjente deri në orën 4 të mëngjesit. Ende nuk ka ndonjë komunikim për shkarkimin ose jo të trajnerit por mësohet se Laporta nuk kërkon që të nxitohet. Megjithatë mediat spanjolle zbulojnë se numri një i klubit katalanas po mendon për pasuesin e holandezit Koeman.

Tre janë kandidatët për t’u ulur në pankinën e Barcelonës. Xavi, Roberto Martinez dhe Andrea Pirlo. Madje për këtë të fundit thuhet se është i preferuari i presidentit Laporta./ Përgatit Andi Kapxhiu

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?