Mbledhja e ekspertëve të OSBE/ ODIHR së bashku me ekspertët e tryezës së Reformës Zgjedhore ka përfunduar, ku burime për Report Tv bëjnë me dije se ekspertët do të qëndrojnë në Shqipëri deri në 15 mars, që përkon me afatin e fundit për miratimin e kësaj Reforme. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se do të zhvillohet ditën e nesërme një tjetër mbledhje ku do të sillen propozimet e PD-së.
Në përfundim të takimit, Hajdari, Gjiknuri dhe Bylukbashi dhanë një prononcim për mediat.
"Ishin dy ekspertë që kanë ardhur nga ODIHR, me shumë eksperiencë mbi proceset zgjedhore. Sot ishte një prezantim i tyre, nesër do të takohen të gjitha ekspertë do të merret parasysh të gjitha draftet që kemi hedhur në tryezë si në Komisionin e Reformës Zgjedhore, por edhe draftet e mëparshme", tha Hajdari.
"Deri në mars do të jenë aty për të lehtësuar dialogun mes palëve. Nesër kemi një mbledhje tjetër ku do të diskutojmë besojmë propozimet e PD-së", tha nga ana tjetër Gjiknuri.
"Diskutuam modalitete e bashkëpunimit. Objektivi ynë është që të arrijmë konsensus mbi standardet e BE-së, për të garantuar që zgjedhjet e tjera të jenë të kundërta me atë që panë në 30 qershor", Bylykbashi.
Lajmi kryesor:
Ekspertët e OSBE/ODIHR 'vulosin' draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore, do qëndrojnë në Tiranë deri në 15 mars
B.K.//ReportTv.al