Mbledhja e kryesisë së Rithemelimit, miratohen emrat për kryetarë të degëve! Hapet sot gara

19 Mars, 20:12| Përditesimi: 19 Mars, 23:56

  • Share

Rithemelimi ka miratuar emrat për kryetarë të degëve, pas mbledhjes së kryesisë së zhvilluar një natë më parë, ndërsa sot është hapur gara.

‘Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, pas vendimit të marrë në Kryesi, ka shpallur hapjen e garës për 19 degë, Kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje për garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Zgjedhjet do të zhvillohen sipas një kalendari që do të bëhet e ditur në vijim nga KOKOE. Më poshtë 14 degët dhe 35 kandidaturat.

Përsa i përket 5 degëve të tjera të mbetura, KOKOE njofton se zgjedhjet do të mbahen në një afat të dytë, për shkak të nevojës së marrjes së masave shtesë organizative në këto degë.’- njofton Rithemelimi.

Në degën e Durrësit, njëri prej kandidatëve për kryetar dege të Rithemelimit është Luan Hoti, ish-kandidat i Lulzim Bashës në zgjedhjet të 6 marsit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?