Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar para Këshillit Kombëtar të Berishës, 2 vendimet që u morën! Mungon Salianji dhe Boçi: S'e kuptoj këtë nxitim, i shërben atij që u dorëhoq po nuk iku

6 Maj 2022, 14:33| Përditesimi: 6 Maj 2022, 16:59

  • Share

TIRANË- Enkelejd Alibeaj mblodhi sot kryesinë e Grupit Parlamentar, por ka pasur sërish përplasje mes palëve brenda Partisë Demokratike. Në mbledhje ishin të pranishëm kreu i grupit Enklejed Alibeaj, sekretari Arbi Agalliu dhe zëdhënësja e grupit Oriola Pampuri, por munguan dy zëvendës sekretarët, Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji.

Pavarësisht se munguan Boçi dhe Salianji, mbledhja u zhvillua me argumentin se është plotësuar kuorumi i nevojshëm dhe u vendos zhvillimi i mbledhjeve në mënyrë periodike çdo të premte, ora 09:15, si dhe zhvillimi i një mbledhjeje jashtë radhe ditën e hënë, datë 9 maj, ora 09:15.

Por, në një reagim Salianji tha se mbledhja dhe vendimet janë nul pasi nuk është plotësuar kuorumi i nevojshëm. Salianji akuzoi Enklelejd Alibeajn, duke thënë se i shërben ende Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Një reagim ka pasur edhe Luçiano Boçi, i cili shkruan se këto veprime të njënashme për interesa personale kundër interesave të demokratëve nuk do të pranohen. Ai thotë se sëbashku me Salianjin i propozuan kryesisë që të mblidheshin në orën 17:00, por ata nuk pranuan.

Një ditë më parë, Alibeaj mblodhi grupin parlamentar ku bëri të qartë se nuk do ta bojkotojnë procesin e zgjedhjes së presidentin të ri. Për këtë proces Alibeaj tha se do të merret edhe mendimi i grupit të mbështetësve të Sali Berishës. Për këtë, deputetët duhet të dorëzojnë deri të dielën kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe më pas Alibeaj do te bëjë përmbledhjen e qëndrimeve dhe dokumenti do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar, ku do të jetë i ftuar dhe Komisioni i Rithemelimit. Pasi të arrihet dakordësia për këto 2 hapa, atëherë do opozita do të dalë me emra konkret për t’u ulur në tryezë me socialistët.

Ora 16:03
Alibeaj mblodhi kryesinë e grupit parlamentar, Boçi: Përpjekje për përçarje, me Salianjin i propozuam orën 17:00, nuk pranoi

Zv.sekretari i kryesisë së grupit parlamentar, Luçiano Boçi ka reguar pasi Enklelejd Alibeaj mbajti mbledhjen. Boçi thotë se sëbashku me Salianjin i propozuan kryesisë të mblidheshin në orën 17:00 për shkka të angazhimeve që kishin, por sipas tij nuk pranuan. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Boçi shkruan se mbledhja thirret nga nënkryetarët pasi Kryetarit të Grupit, Alibeaj është i shkarkuar nuk ka asnjë tagër.

“Nxitimi për të shpikur një mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar dhe për të manipuluar komunikimin politik brenda Grupit Parlamentar, shfaq nxitimin për të ndjekur axhenda personale të paracaktuara. Në mungesë së Kryetarit të Grupit (tashmë i shkarkuar) mbledhja thirret nga nënkryetarët.

Sot u kërkua takim konsultativ, jo mbledhje me Kryesinë e vogël, të cilën unë dhe z. Salianji për shkak të angazhimeve e propozuam në orën 17.00. Por padurimi sipas parimit “unë jam lokomotiva (e shkarkuar) dhe thërras vagonin e parë”, se dua të kap destinacionin, prevaloi mbi qëllimin tonë për normalitet dhe gjithëpërfshirje të grupit parlamentar.

E çuditshme se si ata që janë gati të ulen në çdo kohë me Ballën për të ndjekur Ramën nga pas, nuk paskan durimin të bëjnë takim me përfaqësues të PD-së?! Pra as mbledhje nuk ka pasur dhe as takim konsultativ, përderisa ka nxitim për të vënë mungesa dhe për të krijuar sajesa.

Sepse:

- Kryesia e Grupit Parlamentar përbëhet nga kjo Kryesia e vogël, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve, nënkryetarët e partisë. Statuti e rregullorja e përcaktojnë qartë.

- Kryesia e vogël nuk merr vendime. Konsulton. Ajo është thjeshtë një pjesë e Kryesisë. Vendimet i takojnë Kryesisë së grupit.

- Kuorumi i supozuar nuk formohet me  të shkarkuar nga funksioni.

Boll me lojën topa-luftash!

Ne kemi kërkuar e do vazhdojmë të arrijmë vendosjen e normalitetit të komunikimit politik brenda grupit.

Çdo përpjekje për të manipuluar rolin e tij dhe për ta përçarë atë për axhenda personale që shkojnë kundër interesit të demokratëve nuk do të pranohet”, shkruan Boçi.

Ora 13:07
Salianji 'thumbon' Alibeajn: Po i shërben atij që dha dorëheqjen, por nuk iku!

 

Deputeti Ervin Salianji në një deklaratë për mediat jashtë godinës së Kuvendit ka “thumbuar” kryetarin e Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj duke thënë se ai i shërben dikur që është dorëhequr, por nuk ka ikur, duke nënkuptuar Lulzim Bashën, ish-kryedemokratin.

Ai theksoi se mbledhja e kryesisë së grupit është nul, pasi nuk plotësojë kuorumin e nevojshëm, ndërsa shtoi se Pampuri nuk ka asnjë tagër të dalë dhe të flasë në emër të grupit.

“Janë njerëz të cilët dorëhiqen  por nuk heqin dorë. Nuk ka asnjë tagër zëdhënësi i grupit t’i përcaktojë këto. Nuk mund të flasë në emër të grupit kur s’ka vendim. Nuk ka mbledhje pa kuorum.  Përgjegjës para demokratëve do të jenë ata që bëjnë këtë ndarje. Diskutimet, ftesën ndaj të përjashtuarve, e kanë bërë pa dijeninë e grupit.  Për tu ulur me Ramën ka nxitim, për tu ulur me njëri-tjetrin nuk bëhet asnjë lëvizje. Nuk ka asnjë tagër zëdhënësi i grupit për të përcaktuar këto, siç bëri Pampuri. Nuk ka mbledhje pa kuorum.”, tha ai.

Sipas deputetit demokrat, cështje e presidentit është “mbyllur” tashmë, pasi sic tha ai e ka zgjidhur Rama. Ai tha se nëse do mazhoranca të përfshi opozitën duhet të përcaktojë qartë kriteret. Megjithatë ai sqaroi se kjo nuk është një cësthje e rëndësishme për PD, pasi ajo që ka rëndësi është bashkimi dhe jo diskutimi me Ramë.

“Dje siç ia u thashë kam komunikuar me ata të rithemelimin edhe me Alibejan për të bërë një mbledhje të përbashkët të grupit parlamentar që deputet të jenë së bashku në një takim. Po kërkojnë të takojnë Ramën, ndërkohë që Rama e ka zgjedhur presidentit. E thanë që s’dua përfaqësi ndërkombëtare dhe as një zgjedhje konsensuale. E tha qartë Gjiknuri.

Ne nuk mund të japim kriteret Ramës si të zgjedhë presidentit. Janë lënë tre raunde që të jetë konsuensual. Të na përcaktoj mazhoranca kriteret dhe ne ta propozojmë një emër. Nuk është përfitim të shtyjmë zgjedhjen e presidentit. PS duhet të përcaktoi qartë kriteret dhe opozita të bëjë procesin. PD thellësisht nuk përfiton asgjë, kokrrojnë me nxitim të ulen me Ramën, ndërkohë ne nuk ulemi me njeri-tjetrin.”, u shpreh ai.

 

Ora 11:15
Disa orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, zëdhënësja e 'Grupit Parlamentar' njofton 2 vendimet e kryesisë së grupit

Disa orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD të thirrur nga “Rithemelimi”, zëdhënësia e Grupit Parlamentar Orjola Pamputi ka njoftuar se kryesia e Grupit Parlamentar do të mblidhet rregullisht çdo javë.

Në njoftimin e Pampurit thuhet se me shumicë votash është vendosur që kryesia e grupit të mblidhet çdo të premte në orën 09:15. Pamputi theksoi gjithashtu se mbledhjet jashtë radhës do të mbahen ditën e hënë.

Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të krysisë së grupit. Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv nuk ishte i pranishën as Ervin Salianji dhe as Luçiano Boci.

Njoftim si zëdhënëse e grupit parlamentar të PD-së:

Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi çështje të agjendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:

  1. Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15.
  2.  Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë radhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15.
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?