Mbledhja e KLP

Mbledhja e KLP, Elion Mustafaj renditet i pari për emërimin në krye të Prokurorisë së Fierit! Miratohen opinionet e kandidatëve për në EUROJUST

23 Maj 2023, 17:49| Përditesimi: 23 Maj 2023, 17:53

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh ditën e sotme dhe ka marrë disa vendime. 11 anëtarët e KLP kanë miratuar pikëzimin e kandidatëve për emërimin e drejtuesit të Prokurorisë së Fierit. Pas votimit prokurori Elion Mustafaj është renditur i pari me 450 pikë, ndërkohë që kandidatët e tjerë kanë marrë si më poshtë: Suela Beluli 405 pikë, Elida Hoxhaj  349 pikë, Genci Mane pa pikë.

Gjithashtu KLP miratoir opinionet për kandidatët prokurorë Alma Bramo, Denisa Asko, Ervisa Hyka, Fatjona Memçaj, që kanë aplikuar pr Komandimin të një prokurori pranë “EUROJUST”. Përzgjedhja e kandidatit fitues më tej është kompetencë e Prokurorit të Përgjithshëm.

Vendimet e tjera të mbledhjes së KLP ishijn: Miratimi i aktit “Mbi fillimin e procedurave të komandimit të një magjistrati (prokuror) si pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës” dhe miratimi i miratimi i “Raporteve për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit, të prokurorëve: Rovena Zoto (Bozo), Arben Agovi, Milan Laskaj, Valentin Preçi, Bledar Mustafaraj, Kujtim Bashaj, Flora Çela, Gëzim Veizi.”

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?