Mbi 900 kontrolle në 24 orët e fundit, por ISHSH vendos vetëm 5 gjoba që ata që nuk zbatojnë masat anti COVID

19 Korrik 2020, 12:35| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 12:37

  • Share

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në 24 orët e fundit ka bërë mbi 900 kontrolle me grupet e task forcës lidhur me zbatueshmërinë e masave për mbrojtjen nga koronavirusi. Nga i gjithë ky aksion, sipas asaj që vetë ISHSH deklaron, janë vendosur pesë masa administrative ose ndryshe gjobë.

Katër prej gjobave janë vendosur për bar kafe, restorantet dhe marketet, të cilët kanë qenë edhe më shqetësueset që prej lehtësimit të masave. Ndërkohë një masë është marrë ndaj një individi për mosmbajtje të maskave në ambientet publike të mbyllura.

Në përfundim të këtyre të dhënave ministria e Shëndetësisë bën thirrje për zbatimin e masave.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?