Vjosa Osmani

Mbi 86 mijë euro për 6 muaj, Vjosa Osmani dhe stafi i Presidencës shpenzuan më shumë para për udhëtime zyrtare, akomodim dhe karburant

22 Gusht 2022, 20:58| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 21:03

  • Share

Mbi 86 mijë euro janë shpenzuar nga Presidenca e Kosovës për periudhën janar-qershor të këtij viti. Sipas të dhënave nga Presidenca, të bëra publike nga mediat në Kosovë, rezulton se Vjosa Osmani dhe kabineti i saj i përbërë prej 19 personash shpenzuan 75 mijë e 226 euro nga buxheti i shtetit.

Udhëtimet zyrtare jashtë vendit, akomodimi dhe karburanti janë shpenzimet më të mëdha që ka kryer Presidenca. Më konkretisht 48 mijë e 968 euro kanë shkuar për biletat, 12 mijë e 658 euro për akomodimin dhe 9 mijë euro për karburante.

Ndërsa për dreka dhe darka zyrtare janë shpenzuar 3 mijë e 455 euro. Një tjetër shumë prej 1 mijë euro është shpenzuar për koktejin protokollar me rastin e Javës së Gruas.

Administrata, ish-presidentët dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete në kuadër të Presidencës kanë shpenzuar rreth 11 mijë euro prej tre mujorit.

Shpenzimet e Presidencës së Kosovës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?