Foto ilustruese

Mbi 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të bujqësisë! Ministrja Denaj: Më shumë interes për naftë pa taksa

23 Prill, 11:38| Përditesimi: 23 Prill, 11:41

  • Share

Më shumë se 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2024. Ministria e Bujqësisë njofton se numri më i madh i aplikimeve ka qenë për të marrë naftën pa taksa, me mbi 54 mijë aplikime.

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj thotë se me mbylljen e aplikimeve ka nisur procesi i vlerësimit administrativ për të shpallur fituesit dhe për të nisur më pas shpërndarja e fondeve.

"Aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2024 u mbyllën me 71.537 fermerë aplikues. Fermerë, blegtorë, bletarë, grupe fermerësh dhe Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor iu drejtuan skemës kombëtare për mbështetje duke synuar zhvillimin e më tejshëm të aktivitetit bujqësor dhe blegtoral dhe përfituar nga mbështetja jonë.

Tashmë, ka nisur procesi i vlerësimit administrativ të aplikimeve për ti dhënë përgjigje të shpejtë dhe konkrete përmes financimit të gjithë fermerëve që plotësojnë kushtet e aplikimit", shkruan Denaj. 

Risia e kësaj skeme ishte bashkimi i fermerëve, pasi janë 321 grupe fermerësh që kanë aplikuar për të përfituar nga skema. Skema Kombëtare të Bujqësisë për vitin 2024 është në vlerën 3.4 miliardë lekë.

APLIKIMET PËR SKEMËN KOMBËTARE
-Në total 71.537 aplikime fermerësh
-321 aplikime si grup fermerësh, me 1685 fermerë të bashkuar
-21 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor
-3.851 aplikime për lopë
-5.437 aplikime për të imta
-4.322 aplikime për bletarinë
-816 aplikime për inputet bujqësore
-954 aplikime për bimë mjekësore dhe aromatike
-48 aplikime për implementimin e Global GAP
-54.255 aplikime për naftë
-169 aplikime për fermat organike

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?