Kronikë

Mbi 688 mijë vaksinime anti-COVID në të gjithë vendin, Manastirliu: Sot janë kryer 8864 vaksinime

18 Maj 2021, 21:13| Përditesimi: 18 Maj 2021, 21:26

  • Share

8864 vaksinime janë kryer ditën e sotme. Lajmin e ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale, ku njofton se që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer 688.947 vaksinime. Prej tyre, janë mbi 223 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Foto e publikuar nga ministrja Manastirliu

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një intervistë për Report Tv tha se vaksinimi masiv ka sjellë efekte pozitive për sa i përket uljes së rasteve të reja të qytetarëve të infektuar me Covid në vendin tonë. Pipero e konsideroi fushatën e vaksinimit masiv në vend një histori suksesi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?