Theth

Mbi 60 mijë francezë vizituan Shqipërinë, gazeta franceze u sugjeron 10 vende për të zbuluar në perlën pak të njohur të Ballkanit

9 Gusht 2023, 16:41| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 16:49

  • Share

Mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga Janari deri në Korrik të këtij viti.

Mediat ndërkombëtare vijojnë ti bëjnë jehonë Shqipërisë duke nxitur lexuesit e tyre të vizitojnë këtë vendë të vogël ku mund të shijosh detin blu, malet dhe ku tradita ndërthuret me modernen.

Në shkrimin e botuar nga francezja “L’Est républicain” thuhet se “Shqipëria është e mahnitshme. Aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike, ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike”.

Gazeta franceze ka përshkruar dhe u sugjeron lexuesve të saj Alpet, Thethin, liqenin e Komanit, qytetin e Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Butrintit dhe Tiranën.

Kryeministri Edi Rama duke shpërndarë shkrimin informon se numri i turistëve francezë që zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë këtë vit përbën plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?