Mbi 489 mijë vizitorë të huaj brenda muajit janar, Rama: Rritje rekord, sinjal i fortë për bumin e sezonit turistik

7 Shkurt, 15:47| Përditesimi: 7 Shkurt, 15:56

  • Share

Mbi 489 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit janar duke shënuar një rekord të ri me një rritje prej 30% krahasuar me janarin e vitit 2023.

Kryeministri Edi Rama, duke publikuar shifrat në rrjetet sociale shprehet se muaji i parë i vitit 2024 ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit turistik e pret vendin gjatë këtij viti.

“Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik me një rritje rekord turistësh, thuajse gjysëm milionë, duke afirmuar faktin se tanimë Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar.  Më shumë të ardhura, punësim, biznes, ekonomi falë turizmit”- shkruan Rama.

Vitin që lamë pas Shqipëria u rendit e para në Evropë sa i takon rritjes më të madhe të numrit të turistëve ndërkombëtarë. Ndërsa deri në dhjetor të vitit 2023, u shënua shifra rekord prej 10 milionë turistësh në vend duke bërë që pritshmëritë për vitin 2024 të jenë deri në 15 milionë turistë. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • #Vetëm për Para: 08/02/2024 08:20

    Dukesh që kërkon të vetë lumturohesh nga rrezultatet e manifakturuara nga ministria e prop. Shkruaj dhe një bravo Edi që t'a besojnë njerëzit.

    Përgjigju
  • poli: 07/02/2024 23:11

    O RAMA VIJNE VETEM PER TE NGRENE,,SE ESHTE LIRE,,PLAZHET I KE BERRNUT FARE...DUHET TI VESH DINAMITIN NGA VELIPOJA NE VLORE. .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?