Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama

Mbi 486 mijë qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar! Rama: Vazhdon mbledhja e opinioneve

23 Mars 2022, 13:38| Përditesimi: 23 Mars 2022, 13:48

  • Share

TIRANË-  486. 690 qytetarë kanë plotësuar deri më tani formularin e Këshillimit Kombëtar. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili bën me dije se formulari është plotësuar nga të gjithë shqiptarët në të gjithë vendin.

“Këshilli kombëtar - vazhdon mbledhja e opinionet, tashmë edhe përmes pikave të informimit në qendrat e qyteteve. 486 690 qytetarë janë bashkuar duke iu përgjigjur në tre forma komunikimi, online në www.keshillimikombetar.al me postime dhe stendat e bashkisë. Foto nga Belshi, Patosi, Përmeti, Puka, Lushnja, Cërriku, Mallakastra, Peqini, Devolli, Kolonja, Pusteci, Kurbini, Elbasani, Mati, Roskoveci dhe Bulqiza”, shkruan Rama.

Veçse online, formularët e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë u janë dërguar tashmë qytetarëve në shtëpi. Ata mund t’i plotësojnë dhe më pas me anë të një zarfi mund t’i dërgojnë me postë falas në kryeministri. Po ashtu çdo bashki do të hapen pika të posaçme ku mund të plotësohen formularët. 

Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?