Mbi 4700 nxënës në Durrës mësim me dy turne! 3 vite pa tërmetit, 12 shkolla ende në rindërtim, Thërmija: Tenderimi ka pasur vonesa

2 Shtator 2022, 18:43| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 09:27

  • Share

Për të tretin vit radhazi, dy prej gjimnazeve më të mëdha të qytetit të Durrësit, “Gjergj Kastrioti” dhe “Naim Frashëri”, do të vazhdojnë mësimin me turne përkatësisht në shkollat 9-vjeçare “Marie Kaçulini” dhe “Shaqe Mazreku”, kjo për shkak të mos nisjes ende të rindërtimit të dy gjimnazeve.

Punimet për dy godinat përkatëse ende janë në fazën e projektimit dhe vetëm pak muaj më parë është bërë e mundur shembja e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në total në Bashkinë Durrës janë 12 shkolla në proces rindërtimi, të cilat prekin 4704 mijë nxënës, të cilët mësimin do ta ndjekin me turne në disa prej 14 shkollave rindërtimi i të cilave ka përfunduar.

 "12 shkolla në proces rindërtimi, 4704 mijë nxënës preken nga ky proces.14 janë rindërtuar dhe nxënësit kane vijuar mësimin.", u shpreh Drejtoresha e  Zyrës Vendore Arsimore Durrës Amarilda Thërmija.

Procesi i rindërtimit ka ecur ngadalë. Një nga arsyet është procedura e tenderimit, kjo sipas Drejtoreshës së ZVA Durrës, Amarilda Thërmija.

"Mund të them proceduara e tenderimit ka pasur vonesa", u shpreh Thërmija.

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 dëmtoi 26 objekte arsimore, ndërsa deri më tani janë ndërtuar 14 shkolla të reja. 8 janë ende në fazë projekti, ndërsa 2 në fazë ndërtimi.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?