Luftimet në Sudan

Mbi 427 të vrarë pas luftimeve në Sudan, shefi i OKB-së: Konflikti rrezikon të përhapet në të gjithë rajonin

24 Prill 2023, 18:11| Përditesimi: 24 Prill 2023, 18:19

  • Share

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha në një takim të Këshillit të Sigurimit se situata në Sudan po vazhdon të përkeqësohet. Ai tha se ekziston rreziku që konflikti në Sudan të mund të përhapet në të gjithë rajonin.

“Dhuna duhet të ndalet. Rrezikon një konflikt katastrofik në Sudan që mund të përhapet në të gjithë rajonin dhe më gjerë”, tha ai.

Guterres shtoi se ai është vazhdimisht në kontakt me palët në konflikt dhe u kërkon atyre të ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve.

“Ne të gjithë duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta tërhequr Sudanin nga kjo luftë”, shkroi Guterres.

Reagimet e tij erdhën pasi OKB-ja tha se përfaqësuesi i saj, Volker Perthes, do të qëndronte në Sudan pavarësisht eksodit masiv të përfaqësive të huaja.

“Do të doja ta bëja të qartë: Kombet e Bashkuara nuk po largohen nga Sudani”, tha Guterres, duke shtuar se organizata ndërkombëtare po riorganizon praninë e saj në Sudan në mënyrë që të mund të vazhdojë të mbështesë popullin e Sudanit.

Të paktën 427 njerëz janë vrarë dhe pothuajse 4.000 janë plagosur në dhjetë ditë luftime midis forcave besnike të dy gjeneralëve rivalë. Pavarësisht thirrjeve të bëra për armëpushim, anjëra prej palëve nuk e respektuan.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?